Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

“Bëhet i gjallë” Mario Baloteli, komenton shortin e EURO 2024

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 17:41 | Futboll

“Bëhet i gjallë” Mario Baloteli, komenton shortin e EURO

Mario Baloteli pa dyshim ka qenë protagonist i Italisë në disa nga turnetë e kaluar madhorë. Por prej vitesh sulmuesi nuk është më pjesë e të kaltërve dhe tashmë e komenton si një tifoz i mirëfilltë aventurën e radhës që i pret në EURO 2024.

Shorti ka vendosur Italinë në Grupin B përballë Spanjës, Kroacisë e Shqipërisë. Por “SuperMario” ka bindjen se ajo do të bëjë mirë.

“Të gjithë atyre që mendojnë se Italia do të kthehet në shtëpi që në grup, i këshilloj që të mos e shohin. Italia i frikëson gjithmonë të gjithë, ma besoni që në Spanjë dhe në Kroaci nuk janë aspak të lumtur që do të përballen me ne. Megjithatë, është ende herët për t’u shqetësuar, grupi është i një niveli të lartë por mund t’ia dalim”, ishin fjalët e Balotelit në një intervistë sot në “TV Play”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi