Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Broja shënon dhe feston me shqiponjë, poker i Çelsit në FA Cup

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 20:26 | Futboll

Chelsea i Armando Brojës arriti të kalojë në raundin e radhës të FACup, duke triumfuar me një poker golash përballë Prestonit që militon një kategori më poshtë, në futbollin anglez.

Ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare, ai që hapi serinë e golave duke dërguar topin në rrjetë me kokë, në minutën e ’58 të sfidës.

I vendosur në qendër të kritikave për performancat jo fort pozitive, edhe pse Mauricio Pochetino i ka besuar edhe vendin e titullarit në kampionat, Broja shfrytëzoi në mënyrë perfekte krosin e anësorit francez Malo Gusto.

Goli i Brojës shtoi entuziazmin e tifozëve të Bluve të Londrës në tribunë, ndërsa 22-vjeçari festoi me shqiponjë.

Pas golit Broja pati rastin të shënonte për të dytën herë, por topi i gjuajtur prej tij përfundoi në traversë.

Chelsea më pas gjeti edhe dy gola tjerë me Thiago Silvën dhe Sterling në minutat 66-të dhe 69-të, ndërsa Enzo Fernandez vulosi fitoren në të 85 minutë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli