Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Gianni Rivera çon Milanin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë!

Nga Dea Kozma
6 Janar 2024, 13:06 | Futboll

Gianni Rivera çon Milanin në Gjykatën Europiane të

Gianni Rivera del kundër Milanit: duket e pamundur, por është e vërtetë. Një nga emblemat kuqezi, i intervistuar nga gazeta e njohur “La Repubblica”, tregoi se do e çojë Milanin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për shfrytëzim të padrejtë të emrit dhe imazhit të tij.

Debati lind nga ekspozimi në Muzeun “San Siro” të disa kujtimeve si këmisha apo çizme historike që i atribuohen Topit të Artë të vitit 1969 (por sipas Rivera-s ato janë false ndonëse tek tifozët shiten si sendet e tij personale. "Nuk jam inatosur me Milanin, por me ata që përfitojnë nga imazhi im prej vitesh, pa kërkuar as leje. E konsideroj një shfrytëzim të “Imazhit, shpjegoi mes të tjerash Rivera.

Fillimisht, gjykata i dha të drejtë 80-vjeçarit dhe gjobiti kuqezinjtë me 200 mijë euro, por më pas Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendimin dhe tani dy palët do t’i drejtohen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për ta zgjidhur aty këtë çështje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi