Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Shqipëria në Ligën B, një muaj nga shorti i Nations League

Nga Erald Kodhelaj
5 Janar 2024, 16:42 | Futboll
Shqipëria në Ligën B, një muaj nga shorti i Nations League

Edhe pse është e përqendruar plotësisht te pjesëmarrja në Euro 2024, ku si kundërshtarë në grup janë Spanja, Italia dhe Kroacia, Kombëtarja do të njohë edhe rivalët në Nations League. Pas diçka më tepër se një muaji, më saktësisht më 8 shkurt 2024, në Paris do të hidhet shorti i edicionit të katërt të turneut.

Prej dy edicioneve, Shqipëria luan në Ligën B, aty ku janë disa prej ekipeve më të forta të kontinentit. Në hedhjen e shortit, kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë përkrah Sllovenisë, Irlandës dhe Malit të Zi. Këto janë skuadrat me të cilat Shqipëria nuk do të përballet.

Mes rivalëve të mundshëm janë Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi në vazon e parë, teksa në vazon e dytë ndodhen Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia. Të vështira edhe skuadrat e vazos së katërt, pasi aty ndodhen Greqia dhe Turqia, përkrah Gjeorgjisë dhe Kazakistanit. Çdo skuadër do të luajë gjashtë ndeshje në grup, me sistem vajtje ardhje. Edicioni 2024-2025 nis me ndeshjen e parë ndërmjet datave5 dhe 7 shtator dhe mbyllet me ndeshjen e gjashtë, mes 17 dhe 19 nëntorit.

Edhe pse duke vlerësuar vazot dhe kundërshtarët e mundshëm shorti i Nations League projektohet të jetë i vështirë, te Shqipëria kanë ambicie. Sipas federatës së futbollit, synimi është fitimi i grupit dhe kalimi në Ligën A, aty ku luajnë më të mëdhenjtë e Europës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu