Tottenhami vuan, por në fund arrin të fitojë minimalisht përballë Burnleyt dhe siguron kualifikimin në raundin e 1/16-ve në FA Cup.
Heroi i vetëm i sfidës ishte spanjolli Pedro Porro që me një goditje fantastike nga larg mposhti gardianin Aro Muric, portierin titullar të Kosovës.
Pavarësisht golit futbollisti dardan beri disa pritje të bukura, por u dorëzua 12 minuta nga fundi i ndeshjes. Kaq mjaftoi që Tottenham të siguronte kalimin në raundin tjetër te trofeut si edhe fitoren e katërt radhazi në shtëpi. (A2 Televizion)