Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

“Çmendet” mesfushori shqiptar me 3 gola dhe 2 asist, Lille fiton 12-0

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 17:47 | Futboll

“Çmendet” mesfushori shqiptar me 3 gola dhe 2 asist, Lille

I cilësuar si diamanti i futbollit dardan dhe ekipit francez të Lille, mesfushori Edon Zhegrova ka treguar vlerat e tij duke shkëlqyer në 45 minutat e para përballë ekipit Golden Lion, në Kupën e Francës.

Zhegrova ka zbritur në fushë si titullar dhe ka dhuruar “show”, duke shënuar tre herë në portën e Lions dhe asistuar dy herë për shokët e ekipit, në fitoren tenistike 12-0 të Lille.

Zhegrova asistoi Yazici dhe David në dy golat e parë të skuadrës së tij në minutat 11 dhe 25, teksa golin e parë personal e shënoi në minutën e 33-të.

Ai e dërgoi topin edhe dy herë të tjera në rrjetë brenda 2 minutave në fundin e pjesës së parë, respektivisht në minutat 41 dhe 42 të sfidës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu