Elbasani nuk ndalet në Kategorinë e Parë. Ekipi i Nevil Dedes fitoi me përmbysje ndaj Luzit dhe mbetet një nga ekipet kryesore pretendente për hyrë në Superligë sezonin e ardhshëm.
Tigrat u befasuan në fillim me një supergol të Patrik Trenit, por u kundërpërgjigjën shpejt. Melo vendosi baraspeshën po në pjesën e parë ndërsa në fraksionin e dytë Elbasani fitoi dy penallti.
Fillimisht, Hoxhaj gaboi nga 11 metërshi, ndërsa Bledar Lila po nga penalltia, përmbysi rezultatin. Me këtë sukses, ekipi i Nevil Dedes, mban distancën me dy pikë nga Bylisi kryesues dhe vijon i qetë marshimin drejt Superligës shqiptare. (A2 Televizion)