Trajnerin e Kamerunit do ta zgjedhë... qeveria

Nga Erald Kodhelaj
1 Mars 2024, 16:17 | Futboll

Trajnerin e Kamerunit do ta zgjedhë... qeveria

Samuel Eto’o kërkoi të ndihmonte futbollin në vendlindje, por në fakt nuk po gjen paqe. Mes paraqitjeve zhgënjyese të Kamerunit, përplasjeve me disa prej futbollistëve të përfaqësueses dhe akuzave për favoritizëm, posti i Presidentit të federatës është kthyer në një problem.

Sipas mediave lokale, Eto’o do të përballet me një tjetër tronditje në postin që e mban prej vitit 2021.

Ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Interit i është hequr e drejta për të përzgjedhur trajnerin e ri të përfaqësueses. Vendimi për drejtuesin e ri të stolit, që do të nisë projektin pas largimit të Song, do të merret direkt nga qeveria e Kamerunit.

Kjo bën që praktikisht Samuel Eto’o të ketë vetëm funksione formale në krye të federatës me vendimmarrje të reduktuar vetëm në menaxhimin e futbollit të bazës, por pa ndërhyrë në ekipin përfaqësues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos