Vëmendja e kësaj fundjave në futbollin shqiptar është tek klasikja Vllaznia-Tirana, në “Loro Boriçi”.
Një ndeshje që gjithmonë dhuron rivalitet, emocione dhe spektakël në fushë. Dy ekipe me histori në futbollin shqiptar, do të matin forcat për të marrë maksimumin në Shkodër.
Bardheblutë e Erbim Fagut nuk po kalojnë formën më të mirë, pasi në 3 ndeshjet e fundit nuk kanë fituar asnjë, ndërsa Vllaznia vijon ecurinë pozitive dhe tani e sheh veten në vendin e dytë, 6 larg Egnatias.
Mungesat janë një tjetër shqetësim për kryeqytetasit. Filip Najdovski dhe Ermal Meta nuk do të jenë të gatshëm për Tiranën, ndërsa rikthehen Përgjoni e Deliu, që kanë shlyer dënimin kartonave, ndërsa Vllaznia vjen me formacionin më të mirë.
Takimi do të luhet të shtunën në orën 17:00, në “Loro Boriçi”. (A2 Televizion)