Serie A, Inter shkatërron Atalantën, shkon 12 pikë larg Juventusit

Nga Dea Kozma
29 Shkurt 2024, 16:40 | Futboll

Serie A, Inter shkatërron Atalantën, shkon 12 pikë larg

Inter nuk njeh rival në Serie A dhe marshon i qetë si kryesues i kampionatit. Në ndeshjen e prapambetur, zikaltërit shkatërruan 4-0 Atalantën në San Siro duke dhënë sinjale të qarta se janë ata pretendetet kryesor për të fituat titullin këtë sezon.

Bergmaskët shënuan që në minutën e 10 me De Ketalar, por arbitri pas rishikimit dhe me sistemin Var anuloi golin për prekje të topit me dorë. Vetëm pak më vonë, interistët kaluan në avantazh me Matteo Darmian ndërsa po në pjesën e parë Lautaro Martinez la dhe firmën e tij.

Edhe pjesa e dytë nuk kishte ndryshime. Në të 54, ishin Di Marko dhe Davide Fratessi që me golat e tyre mbyllen spektkalin zikaltër. Pas kësaj fitoreje, Inter është në kuotën e 69 pikëve, 13 pikë larg Juventusit të vendit të dytë ndërsa Atalanta qëndron në vendin e pestë me 46 pikë, 2 më pak se Bolonja e vendit të katërt.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos