Pas blerjeve të goditura të Milot Rashicës dhe më tej Ernest Muçit, Beshiktashi është gati të afrojë edhe një tjetër futbollist shqiptar.
Klubi bardhezi ka nisur të interesohet seriozisht për shërbimet e Rey Manaj. Sipas mediave turke, Abubakar do të largohet nga ekipi në fund të sezonit dhe alternativa e preferuar në Stamboll është pikërisht Manaj.
27-vjeçari po shkëlqen gjatë këtij sezoni në Superligën turke me Sivasporin, ku ka shënuar 14 gola në kampionat.
Nëse transferimi do të realizohej, atëherë Beshiktashi do të kishte një treshe ëndrrash në sulm me Rashicën, Muçin dhe Manaj. (A2 Televizion)