Arabët kanë dënuar Cristinao Ronaldon me një ndeshje pezullim. Shkak për këtë vendim është bërë gjesti i turpshëm që portugezi bëri në ndeshjen e fundit.
Në fitoren 3-2 ndaj Al Shababit, Ronaldo me golin e tij i dha fitoren Al Nassr por në momentin e festës, ai nuk është përmbajtur dhe me veprime të turpshme i është drejtuar tifozerisë kundërshtare.
Cristiano Ronaldo to Al Shabab fans ????????pic.twitter.com/kVIwUtIE5I
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) February 25, 2024
Tifozët gjatë gjithë kohës kishin ofenduar Ronaldon ndërsa nuk mungonin dhe thirrjet Leo Messi në drejtim të yllit portugez.
Kaq mjaftoi që 39-vjeçarin ta tradhtonin nervat dhe t’i kthehej ultrasve të Al Shabab. Për këtë federata vendase e ka dënuar me një ndeshje portugezin si dhe 5 mijë euro gjobë.
(A2 Televizion)