Zhirona vijon t'i bëjë presion Real Madridit për kreun në La Liga. Surpriza e këtij sezoni bëri detyrën në kampionat teksa mundi 3-0 Rajo Vajekanon e Ivan Balliu.
Shqiptari ishte titullar që nga minuta e parë por nuk ishte në mbrëmjen e tij. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në të dytën Viktor Tsihankov finalizoi saktë një aksion të shpejt.
Edhe pas këtij goli, dominimi i Zhironës vazhdoi. Protagonist ishte Savio që në 5 minutat e kohës shtesë realizoi dy herë dhe hipotekoi fitoren e skuadrës.
Pas këtij triumfi Zhirona është në vendin e dytë në kuotën e 59 pikëve, 6 larg Real Madridit kryesues. (A2 Televizion)