Dramë në Francë, pësoi goditje në kokë, futbollisti në koma artificiale

Nga Erald Kodhelaj
26 Shkurt 2024, 16:19 | Futboll

Dramë në Francë, pësoi goditje në kokë,

Dramë në Ligën e dytë franceze, aty ku sulmuesi i Bordosë, Alberth Elis, përfundoi në koma artificiale, pas një traume kronike.

Shkak u bë përplasja me mbrojtësin e Ginkamp, Gomis gjatë ndeshjes. Goditja ishte shumë e fort dhe fakti që situata ishte tepër serioze kuptohej nga mënyra si futbollisti nga Hondurasi ra në fushë.

Mjekët ndërhynë menjëherë dhe e larguan nga fusha me barrelë, teksa Elis ishte i vetëdijshëm deri në spital.

Më pas mjekët vendosën ta kalonin 28-vjeçarin në koma artificiale dhe realizuan ndërhyrjen në kokë. Edhe pse nuk ka njoftime zyrtare për gjendjen e sulmuesit, frika më e madhe është ajo e pasojave nga dëmtimet në tru.

A2 CNN Livestream

Dita jonë