Kategoria Superiore, Erzeni “përmbys” Kukësin dhe beson te mbijetesa

Nga Dea Kozma
26 Shkurt 2024, 15:45 | Futboll

Kategoria Superiore, Erzeni “përmbys” Kukësin dhe beson te

Erzeni përmbysi 2-1 Kukësin në finalen e parakohshme të mbijetesës ku nuk munguan dhe tensionet në tribuna.

Verilindorët e nisën mirë sfidën teksa kaluan në avantazh me Salami. Në pjesën e dytë, ekipi i Bejzades reagoi mjaft mirë duke shtuar presionin dhe vendosi baraspeshën me Kahrimanovic, që shënoi nga penalltia.

Katër minuta më vonë, Erzeni përmbysi rezultatin me Agim Zekën. Një gol që nervozoi shumë tifozët e Kukësit, të cilët u futën në fushë, duke ndërprerë ndeshjen.

Pas këtij episodi, delegati i sfidës vendosi që minutat e mbetura të luheshin me stadium të boshatisur, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi. Kukësi mbetet i fundit me 19 pikë, ndërsa Erzeni shpreson te mbijetesa dhe ngjitet në vendin e tetë me 26. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos