Thirrjet “Messi, Messi” acarojnë Ronaldon, nën hetim pas gjestit të turpshëm në Arabinë Saudite

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 13:47 | Futboll

Thirrjet “Messi, Messi” acarojnë Ronaldon, nën hetim pas

Ronaldo nënshkroi për ekipin saudit Al-Nassr në fund të vitit 2022, në një marrëveshje që besohet se e ka bërë atë futbollistin më të paguar në histori. Sjellja e tij në fushë të dielën është kritikuar.

Cristiano Ronaldo po përballet me kritika në Arabinë Saudite pasi u shfaq duke bërë një gjest të turpshëm gjatë ndeshjes së të dielës, ku Al Nasr i tij mundi 3-2 Al Shabab.

39-vjeçari portugez nuk u përmbajt pas fishkëllimës së fundit, duke bërë një gjest të pahijshëm në drejtim të tifozëve rivalë, të cilët gjatë gjithë sfidës brohoritën “Messi, Messi”.

Veprimet e Ronaldos nuk u transmetuan në televizion, por incidenti u filmua nga fansat në stadium, të cilët e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale.

Sipas gazetës saudite Asharq al-Awsat, Federata Kombëtare e Futbollit (SAFF) ka hapur një hetim për incidentin në ndeshjen e Pro League.

Ronaldo është përballur me kritika për incidente të ngjashme në të kaluarën.

Në prill të vitit të kaluar, ai u tregoi organet e tij gjenitale fansave të ekipit rival, pasi Al-Nassr humbi një ndeshje.

Dhe në fillim të këtij muaji, ai mori një shall të rivalëve të përbetuar Al Hilal, që u hodh në drejtim të tij, duke e vendosur mbi organet gjenitale, përpara se ta hidhte sërish mbrapsh në drejtim të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos