G
onçalo Ramos evitoi humbjen e PSG, që barazoi 1-1 përballë Rene, me golin e realizuar me penallti vetëm në minutën e 7 të kohës shtesë.
Edhe pse kryeqytetasit dominuan minutat e para të sfidës, miqtë shënuan në rastin e parë të krijuar. Gjithçka pas një magjie të Guiri në të 33-ën: sulmuesi i dribloi te gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Parizienët provuan pa sukses të reagonin me yjet Dembelé dhe Mbappé, me këtë të fundit që ishte në ditë të keqe.
Ndërhyrja e trajnerit Luis Enrique duke aktivizuar Gonçalo Ramos në vend të Mbappe rezultoi vendimtare, me sulmuesin portugez që shënoi nga 11 metrat.
PSG regjistroi rezultatin e 18-të pozitiv me radhë dhe ngjitet në kuotën e 54 pikëve, 11 më tepër se Brest i vendit të dytë. (A2 Televizion)