Liverpool rrëmben trofeun e parë për këtë sezon. “The Reds” fituan Kupën e Ligës teksa mundën minimalisht Chelsea në finale pas 120 minutash lojë.
Liverpool vinte me një infermieri të mbushur me 11-lojtarë përfshirë këtu dhe Salah apo Darvin Nunez. Që në fillim, ndeshja nisi me ritëm të lartë.
Sterling gjeti goli, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje, ndërsa në fundin e pjesës së parë “The Reds” goditën shtyllë me Gakpo.
Edhe në fraksionin e dytë, gjyqtari anuloi një tjetër gol, këtë herë nga Virxhil Van Dajk që u sijnalizua si pozicion jashtë loje.
Megjithatë, festa u shty në shtesë, aty ku mbrojtësi finalizoi saktë dhe i dhuroi trofeun e parë sezonal, trajnerit Jyrgen Klop në vitin e tij të fundit me Liverpool. (A2 Televizion)