Këtë të hënë do të luhen dhe dy takimet e tjera të vlefshme për javën e 25. Dinamo pret Vllazninë në stadiumin “Niko Dovana”.
Dy skuadra pretendente për “Final Four” do të matin forcat në Durrës me objektivin e vetëm fitore. Lajmi i mirë për trajnerin Dritan Mehmeti është se do të ketë grupin e plotë, ndërsa tek Vllaznia rikthehet Boshnjaku, dhe Hakaj.
Në prag të ndeshjes, dy trajnerët i thurën elozhe njëri-tjetrit, ndërsa e bënë të qartë se synim është vetëm fitorja. Në sfidën tjetër, Tirana përballet me Laçin me të cilin nuk ka fituar asnjëherë këtë sezon.
Pavarësisht kësaj, bardheblutë do të luajnë vetëm për 3 pikë nëse duan të besojnë deri në fund të objektivit Final 4. Të dyja sfidat do të luhen në orën 21:00. (A2 Televizion)