Real Madrid vuajti, por në fund fitoi përballë Sevilla-s në duelin e javës së 26-të të La Liga-s. Ajo ishte mbrëmja e rikthimit të Sergio Ramos, këtë herë si kundërshtar në Bernabeu, ndërsa skena u vodh nga një tjetër emër që ka shkruar historinë në vitet e fundit: Luka Modriç.
Ylli kroat realizoi golin e fitores 1-0 në minutën e 81-të të ndeshjes, duke bërë që Reali të ruajë distancën me 8 pikë nga Barcelona e vendit të dytë, ndërsa Girona që luan mbrëmjen e sotme me Vallecano-n mund të shkojë në -6 nga kryesuesit.
Në takimet e tjera, Betis mposhti 3-1 Atletic Bilbaon, ndërsa Celta Vigo barazoi 2-2 në duelin direkt për mbijetesë me Kadiz. Barazim me rezultatin 1-1 në ndeshjen ndërmjet Las Palmas dhe Osasuna. (A2 Televizion)