Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Milani barazon me Atalantën në “San Siro”, 13 pikë larg Interit

Nga Dea Kozma
26 Shkurt 2024, 16:09 | Futboll
Milani barazon me Atalantën në “San Siro”, 13 pikë

Milani nuk mori më shumë se një barazim ndaj Atalantës në “San Siro”. Kuqezinjtë e Piolit dominuan lojën dhe që në fillim kaluan në avantazh me Rafael Leao.

Portugezi kaloi bukur çdo kundërshtar dhe me një goditje të fortë e tundi rrjetën kundërshtare. Avantazhi zgjati deri në fundin e pjesës së parë.

Bergamaskët barazuan me Koopmeiners nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në pjesën e dytë  milanistët bënë çmos për të gjetur golin e fitores veçanërisht me Leao, Pulisic dhe Giroud, por nuk arritën të finalizonin dot.

Një disfatë që dhëmb më shumë për kuqezinjtë që tani kanë shuar thuajse të gjitha shpresat për titullin këtë sezon. Milani është në vendin e tretë me 53 pikë, 4 larg Juventusit  dhe 13 nga Interi kryesues.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi