Vllaznia i ka marrë vendin e dytë Partizanit pasi ka fituar 0-1 në “Niko Dovana” ndaj Dinamon, ndërsa Tirana sërish u ndal edhe pse kundërshtarët e Laçit luajtën më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak.
Në Durrës, golin që vendosi takimin me blutë e realizoi Alivoda në minutën e 28-të. Dinamo, edhe pse e kishte kohën e duhur në dispozicion për të ndryshuar rezultatin, nuk ia doli të gjente rrjetën, madje në shtesë mbeti me një lojtar më pak.
Laçi bën befasinë përballë Tiranës në “Elbasan Arena”, ku edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 19-të (u ndëshkua me të kuq Paulo Junior), ia doli të shmangte humbjen.
Golin e parë e shënuan bardheblutë me Regi Lushkjen, në minutën e 53-të, por në të 78-tën Myrtja, i sapofutur në lojë, shfrytëzoi një top të mbetur në zonën e Tiranës duke mposhtur portierin Kozi. (A2 Televizion)