Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Fiorentina “përmbys” Lazion dhe ngjitet në vendin e shtatë

Nga Erald Kodhelaj
27 Shkurt 2024, 16:36 | Futboll

Fiorentina “përmbys” Lazion dhe ngjitet në vendin e

Fiorentina përmbysi Lazion në Firence dhe mban gjallë shpresat për një vend në Europë sezonin tjetër. Kryeqytetasit kaluan në avantazh me Luis Alberton në fundin e pjesës së parë.

Vendasit u zgjuan në të dytën që rritën presionin dhe kërkonin golin me aksione të njëpasnjëshme. Kajode vendosi barazpeshën në minutën e 61.

Rastin më të mirë për përmbysur shifrat vjollcët e kishin me Nikolas Gonzalez por argjentinasi gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Megjithatë goli i dytë nuk vonoi shumë . Ishte Xhek Bonazventura pas një topi të kthyer në zonë e dërgoi atë në rrjetë. Pas këtij suksesi, Fiorentina shkon në kuotën e 41 pikëvë, në vendin e shtatë, 5 larg Atalanta e vendit të pestë. Ndërkohë Lazio zbret në vendin e tetë me 40 pikë

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi