Dueli i kryesueseve në Kategorinë e Parë, përfundoi në barazim pa gola. Bylisi dhe Elbasani u kënaqën me nga një pikë në ndeshjen ndërmjet dy skuadrave që synojnë të luajnë në elitë gjatë sezonit të ardhshëm.
Sfida në Adush Muça u karakterizua nga emocionet dhe rastet për gol në pjesën e parë, teksa në 45 minutat e mbetura të lojës, ekipet menduan më tepër të mos pësonin sesa të shënonin.
Pas barazimit të javës së 22-të, Bylisi e mbylli fazën e dytë të kampionatit në vendin e parë me 52 pikë, ndërsa Elbasani ka 50. Vora dhe Flamurtari që i ndjekin janë në kuotën e 42 pikëve. (A2 Televizion)