Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë, tani shet qebap dhe fiton 200 milionë euro

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 09:01 | Futboll

Një perandori qebapësh e ka shndërruar legjendën e Gjermanisë, Lukas Podolski në një prej sipërmarrësve më të suksesshëm.

Biznesi që zotëron Podolski vlen tani rreth 200 milionë euro dhe përfshin në portofol një zinxhir qebaptoresh dhe një markë akulloresh, të hapura në të gjithë Gjermaninë.

Ai po ashtu ka nisur një festival muzikor, qendër sportive dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencuer, ish-futbollistë të njohur dhe fansa.

38-vjeçari, i cili nuk e ka braktisur ende futbollin pasi luan në sezonin e tij të tretë me skuadrën polake Gornik Zabrze, lançoi për herë të parë markën e tij të ëmbëlsirave Ice Cream United në vitin 2017, dy vjet pasi u largua nga Arsenali.

Biznesi u themelua në distriktin e Këlnit, shtëpia e klubit të parë profesionist ku Podolski luajti dhe hodhi hapat drejt suksesit si futbollist.

Një vit më vonë, dyqani i tij i parë i qebapëve Mangal Doner u hap në qytet dhe tani ka 30 degë në të gjithë Gjermaninë. Podolski ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për zinxhirin e restoranteve, duke mbrojtur çmimet e tij dhe duke goditur konkurrentët.

Kohët e fundit ai sulmoi gjigantin McDonalds pasi u pyet për koston e vakteve në restorantet Mangal Doner, duke ndezur reagime të forta në rrjet.

"Nëse porosit një menu në McDonald's, ju paguani aq sa në dyqanet e mia. Ose edhe më shumë. Megjithatë, ushqimi do të jetë pa vlerë, i mungon cilësia”, tha Podolski në një podcast.

Podolski ka pasur edhe një karrierë të pasur si futbollist. Përveç viteve të arta te Këlni ku u pikas si talent, ai kaloi tre vjet te gjigantët gjermanë të Bayern Munich e po aq edhe te Arsenal në Premier League. Në 2015, Podolski veshi edhe fanellën e Interit në Itali.

Që atëherë, karriera e tij u zhvendos në Turqi te gjigantët e Gallatasarait, e më pas Japoni dhe Poloni.

Në nivel ndërkombëtar, Podolski fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014, ndërsa shënoi 49 gola në 130 paraqitje për vendin e tij, para se të tërhiqej në 2017.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi