Roma fiton me vështirësi ndaj Torinos, Dybala shënon tre gola

Nga Erald Kodhelaj
27 Shkurt 2024, 16:38 | Futboll

Roma fiton me vështirësi ndaj Torinos, Dybala shënon tre gola

Roma fiton më vështirësi ndaj Torinos por në fund siguron 3pikë me vlerë. Në ndeshjen e zhvilluar në Olimpiko, sfida nisi me ritëm të lartë. Të dyja skuadrat e kërkonin me ngulm golin derisa Paulo Dibala realizoi nga penalltia.

Përgjigja e miqve nga Torino erdhi vetëm 2 minuta më vonë me Duvan Zapata që mbylli pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1. Në të dytën, sfida u ndez dhe më shumë. Ishte sërish Paulo Dibala që shënoi dhe dy herë të tjerë dhe kompletoi tripletën e tij.

Në fund një autogol i Hujisen rihapi sfidën por nuk kishte më kohë. Roma hipotekoi 3 pikë me vlerë dhe në garën për një vend në Europë.

Aktualisht kryeqyteasit janë në kuotën e 44 pikëvë në vendin e gjashtë, 2 larg Atalantës dhe 4 nga Bolonja e vendit të katërt. Ndërkohë Torino mban vendin e dhjetë me 36 pikë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos