Kategoria Superiore rikthehet këtë të premte me ndeshjet e javës së 26. Partizani kërkon të rimarrë vendin e dytë në tabelë dhe pse detyra do të jetë e vështirë.
Të kuqtë përballen me Kukësin që është i dënuar për të fituar. Lajmi i mirë është rikthimi i Tedi Carës që ka shlyer dënimin e kartonëve ndërsa gati është dhe Gueje.
Sa i përket Skukës, dibrani ende nuk është i gatshëm dhe vijon fazën e rikuperimit. Nga ana tjetër tek Kukësi shpresojnë për surprizën edhe pse nuk fitojnë prej 15 javësh në kampionat.
Në takimet e tjera, Egnatia pret Dinamon që ka konfirmuar kandidaturën si një prej ekipeve që synon Final 4.
Laçi sfidon Skënderbeun. Dy ekipet do të bëjnë çmos për një rezolutat pozitiv dhe t’i largohen sa më shumë zonës së rrezikut. (A2 Televizion)