Ernest Muçi është kthyer menjëherë në protagonist absolut te Beshiktashi. Pas transferimit të bujshëm te gjigandët turq, sulmuesi kuqezi jo vetëm që është kthyer në titullar të padiskutueshëm, por dhuron spektakël nga ndeshja në ndeshje.
Kjo ndodhi edhe përballë Koniaspor, në fitoren 2 me 0 në çerekfinalet e Kupës. Goli i parë i Beshiktashit erdhi pas një goditje potente të Muçit, që ishte e pamundur të kontrollohej nga portieri.
Më pas, sulmuesi kaloi kundërshtarët sikur të ishin piketa në fushë, duke asistuar Milot Rashicën, që ishte i pafat në tentativën e tij.
Nga goditja e këndit e fituar në atë aksion, erdhi edhe goli i dytë i vendasve. Ernest Muçi është padyshim njeriu i momentit në Stamboll. (A2 Televizion)