U pezullua 4 vite për doping, reagon Pol Pogba: Historia e plotë do të bëhet e qartë

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 16:34 | Futboll

U pezullua 4 vite për doping, reagon Pol Pogba: Historia e plotë do

Pol Pogba është përjashtuar nga futbolli për 4 vite pasi akuzohet se ka përdorur doping. Mirëpo, për francezin ky është një vendim i padrejtë.

Në reagimin e tij të parë, ai thotë se është zemërthyer që gjithçka kishte arritur është hedhur poshtë, por thekson se kurrë në jetë nuk ka marrë suplemente të ndaluara.

Pogba thotë se “historia e plotë do të dalë një ditë”.

“Sot jam informuar për vendimin e Tribunale Nazionale Antidoping dhe besoj se vendimi është i pasaktë. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i thyer në zemër që gjithçka kam ndërtuar në karrierën time profesionale është hedhur poshtë. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht ndonjë suplement që shkel rregullat anti-doping. Si një atlet profesionist, unë kurrë nuk do të bëja asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe kurrë nuk kam shpërfillur apo mashtruar kolegët atletë dhe mbështetësit e ndonjë prej skuadrave për të cilat kam luajtur ose kundër. Si pasojë e vendimit të shpallur sot unë do ta apeloj këtë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, shprehet ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos