Ardian Bajrami rinovon kontratën te Benfica

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 16:37 | Futboll

Ardian Bajrami rinovon kontratën te Benfica

Ardian Bajrami mbetet pjesë e planeve të Benfica edhe për të ardhmen. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare rinovoi kontratën me gjigandët portugezë deri në vitin 2026.

Djaloshi i lindur në Strugë pozoi me fanellën që mbante si numër pikërisht vitin e rinovimit përkrah Rui Costa, legjendës së futbollit luzitan, që aktualisht mban postin e presidentit të klubit.

Benfica rinovoi kontratën e Bajramit pasi disa skuadra kishin shfaqur interes për shërbimet e tij, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që nga sezoni i ardhshëm, mbrojtësi të luajë i huazuar në një tjetër ekip.

Lojtari regjistron një ndeshje me Kombëtaren shqiptare, teksa aktualisht aktivizohet në ekipin B të Benficas, në Ligën e Dytë portugeze, aty ku mban edhe shiritin e kapitenit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos