Çerekfinalet e Kupës së Anglisë, nuk gabojnë Liverpool, Chelsea e United

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 00:44 | Futboll

Çerekfinalet e Kupës së Anglisë, nuk gabojnë

Liverpool nuk e diskutoi kualifikimin në Fa Cup teksa shkatërroi 3-0 Southampton. “The Reds” dominuan takimin për 90 minuta ndonëse goli i avantazhit erdhi në pjesën e parë me Koumas. Në pjesën e dytë, skenën e mori talenti 18 vjeçar Danss, që shënoi dy gola dhe hipotekoi kalimin më tej. Kaq mjaftoi që Liverpool të merrte një biletë për në çerekfinale të Fa Cup . 

Vuajti, por në fund festoi Chelsea që u kualifikua më tej në FA Cup. Blutë e Londrës e gjetën golin e triumfit 3-2 përballë Leeds, vetëm në sekondat e fundit të lojës dhe vazhdojnë më tej në turneun e dytë për nga rëndësia në Angli.

Manchester United mundi minimalisht Nottingham Forest dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Fa Cup. Djajtë e kuq provuan që në fillim për të kaluar në avantazh, por vetëm traversa iu mohoi golin. Nga ana tjetër dhe vendasit kishin rastet e tyre.

Heroi i sfidës ishte Casemiro që në minutën e 89, goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, kaq mjaftoi që United të merrte një biletë në turin tjetër në Fa Cup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos