Spanja fiton edicionin e parë të Nations League

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 16:45 | Futboll

Spanja fiton edicionin e parë të Nations League

Spanja është fituese e edicionit të parë të Nations League në futbollin e femrave. Kampionet e botës në fuqi triumfuan 2 me 0 në finale ndaj Francës.

Ndeshja e luajtur në Sevilla përballë më tepër se 32 mijë spektatorëve ishte një dominim absolut i “furisë së kuqe”.

Aitana Bonmatì, e cila fitoi Topin e Artë për vitin 2023 dhe Mariona Kaldentej shënuan golat e fitores për skuadrën organizatore.

Spanja e femrave në futboll mori një tjetër trofe madhor, pas titullit botëror të fituar në Australi gjatë vitit të kaluar.

Ato bëhen ekipi i parë në histori që i fiton dy trofetë, duke qenë njëkohësisht edhe skuadra që ka shënuar më tepër gola në aktivitet dhe ka mbajtur më tepër kontrollin e topit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos