"Raporti im me lojtarët nuk do të ndikojë në të ardhmen e tyre tek Milani". Kështu ka deklaruar Zlatan Ibrahimovic për forumin e “Financial Times”. Së bashku me Presidentin e Milanit, Gerry Cardinale, ata folën për shumë tema, ku një prej tyre ishte dhe ndërtimi i një stadiumi të ri.
“Unë e dua San Siron, por pyetja është: a mund të përmirësohemi? Unë them se po. Aspirojmë jo vetëm një stadium, por një kampus argëtimi multimedial”, tha mes të tjerash numri një i klubit kuqezi.
Sa i përket rolit të suedezit në klub është i qartë, Zlatan Ibrahimovic ka autoritetin të jetë zëri i Cardinales në Milano.
Kjo vë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Stefano Pioli, pasi nga lajmet e fundit tregohet se Ibra po punon fort për të sjellë Antonio Conten në Milanello. (A2 Televizion)