Barcelona dhe Nike janë në prag divorci. Pas bashkëpunimit që zgjat prej më tepër se 25 viteve, dy kompanitë pritet të marrin rrugë të ndryshme.
Nike ka krijuar fanellat e Barcelonës prej vitit 1998 dhe kontrata ndërmjet palëve parashikohej të përfundonte në vitin 2028. Barcelona ka kërkuar rritjen e të ardhurave nga sponsori teknik, qëndrim që nuk është parë me sy të mirë. Puma ka shfaqur interes te Barcelona, duke ofruar 100 milionë euro në vit, shifër që kalon 85 milionët e Nike.
Por, te Barcelona po bëhen gati për një revolucion. Presidenti Joan Laporta njoftoi krijimin e një marke, sipas të cilës katalanasit do të krijojnë linjën e tyre të fanellave. Kjo do të realizohej nëpërmjet kompanisë BLM, që aktualisht prodhon dhe shpërndan veshjet josportive të klubit dhe aksesorë të tjerë me etiketën e Barçës. (A2 Televizion)