Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka qenë pranë ekipit të Vllaznisë një ditë para “klasikes” së futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana.
Ai përgëzoi të gjithë lojtarët për rezultet e arritura deri tani, ndërkohë që garantoi mbështetjen e vazhdueshme për futbollistët dhe ngjyrat kuqeblu.
Në anën tjetër, Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, falenderoi kryebashkiakun për ndihmën që po jep për Vllazninë dhe vëmendjen ndaj klubit.
Derbi i Shqipërisë pritet të kthehet në një ditë feste për Shkodrën dhe tifozët kuqeblu. Bashkia dhe klubi kanë përgatitur edhe një koncert festiv përpara sfidës, teksa janë premtuar edhe supriza të tjera për spektatorët e pranishëm. (A2 Televizion)