Inter, Asllani prezanton fanellat me “Breshkat ninxha”

Nga Dea Kozma
1 Mars 2024, 16:04 | Futboll

Inter, Asllani prezanton fanellat me “Breshkat ninxha”

Interi ndryshon përsëri sponsorin në fanella. Në ndeshjen kundër Genoa, që do të luhet mbrëmjen e së hënës, zikaltërit nuk do të kenë logon e partnerit kryesor “Paramount+”, por ajo do të zëvendësohet nga “Breshkat ninxha”.

Kristjan Asllani ishte një prej yjeve të përzgjedhur për të prezantuar edicionin special të fanellës.

Mesfushori kuqezi mbante veshur uniformën e tretë me ngjyrë portokalli. Kjo është një mënyrë për të reklamuar transmetimin e filmit të ri të animuar nga “Paramount+”.

Diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe në datën 9 dhjetor, në ndeshjen Inter-Udinese, ku zikaltërit luajtën me logot e Transformers në fanella. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos