Spektakël dhe emocione dhuroi i derbi City-United në stadiumin Etihad . Ekipi i Guardiolës fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rivalëve të përjetshëm të United.
Dueli nisi më mirë për ekipin e Ten Hag që shënoi një supergol me Rashford që në minutën e 8. Megjithatë qytetarët nuk u dorëzuan , përkundrazi u hodhën të gjithë në sulm. Pavarësisht tentativave, 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal të miqve.
Në fraksionin e dytë, barazpesha u vendos nga një tjetër supergol, këtë herë me autor Phil Foden. Një gol që i dha zemër ekipit të Guardiolës për të shtuar dhe më shumë presionin në fushë. Përmbysja erdhi në minutën e 80, kur sërish ylli anglez, Foden shënoi dhe shpërtheu festë në stadiumin Etihad.
Në fund kishte kohë dhe për Halaand që me golin e tij vulosi fitoren 3-1 të City në derbin e Manchesterit. Aktualisht qytetarët janë në kuotën e me 62 pikë, një më pak se Liverpuli kryesues.
Ndërkohë United është ende shumë larg pritshmërive dhe zonës Champions, pasi mbetet në vendin e gjashtë me 44 pikë. (A2 Televizion)