Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas sfidës Napoli-Milan, me trupin e një burri 42-vjeçar që u gjet i vdekur në një parkim të stadiumit “Diego Armando Maradona”.
Sipas mediave italiane, trupi i pajetë u zbulua pas orës 02:00 të mëngjesit në një zonë të braktisur nën sektorin e mysafirëve të stadiumit. Sipas raportimeve të policisë, dy persona pa bileta po tentonin të futeshin te tribunat përmes një tuneli.
Shoku i viktimës ka parë hyrjen e bllokuar dhe vendosi të hiqte dorë, ndërsa 42-vjeçari ka kaluar i pari, por pasi është ngjitur ka rënë nga një lartësi rreth 20 metra dhe ka gjetur vdekjen.
(A2 Televizion)