Manchester vishet blu, nuk ka histori në derbin e qytetit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 07:58 | Futboll

Manchester vishet blu, nuk ka histori në derbin e qytetit

Një fitore e thjeshtë dhe në rrugën e duhur për mbrojtjen e titullit kampion. Manchester City shkatërroi 3-0 United në Old Trafford në një ndeshje pa histori.

Dominimi i qytetarëve ishte për 90 minuta përballë “Djajve të kuq” që e kishin të vështirë të organizoheshin. I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Erling Halaand që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Edhe fraksioni i dytë nisi sërish me norvegjezin që shënoi dhe golin e dytë. City nuk u ndal me kaq, por tentoi disa herë dhe për golin e tretë.

Në minutën e '80 Erling dha një pasim të mirë për Foden, me këtë të fundit që finalizoi saktë dhe vulosi fitoren 3-0 të qytetarëve.

Pas këtij suksesi, Manchester City është në kuotën e 24 pikëve, në vendin e tretë në Premier League, po aq sa Arsenali dhe dy larg Tottenham që kryeson tabelën pas 10 javësh me 26 pikë.

A2 CNN Livestream

A2 Sport