Autobusi i ekipit të Lyonit u qëllua me gurë teksa afrohej në Stade Velodrome përpara ndeshjes me Marseille në Ligue 1.
Trajneri i mysafirëve të Lyon, Fabio Grosso (Kampion bote me Italinë) nuk ishte i mirëpritur, me teknikun italian që ka marrë dëmtime.
Sipas një gazetari të AFP-së në stadium, një dritare ishte thyer plotësisht dhe një tjetër është krisur.
Pamjet e mediave të huaja treguan Grosson me një fytyrë të përgjakur, më pas me një fashë në kokë teksa dilte nga dhoma ku mori mjekimet e duhura.
The Lyon bus has been attacked and the manager Fabio Grosso has been injured. ????pic.twitter.com/9RnDDIC8Go
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) October 29, 2023
Ndeshja mes të dy skuadrave është planifikuar të luhet në orën 21.00, në një stadium të tejmbushur me tifozë. (A2 Televizion)