Prindërit e ylli të Liverpool, Luis Diaz janë rrëmbyer në vendlindjen e tij, në qytetin Barrancas të Kolumbisë.
Luis Manuel Diaz dhe bashkëshortja e tij Cilenis Marulanda u rrëmbyen të shtunën pasdite pranë shtëpisë së tyre.
Sipas një burri, të cilit mediat kolumbiane iu referuan si miku më i mirë i sulmuesit të Liverpool, prindërit e tij ishin nisur për të shkuar në shtëpinë e një të afërmi kur u rrëmbyen rreth orës 17:30 me kohën lokale, pranë një karburanti, ku sapo kishin furnizuar makinën.
Sipas tij grabitësit ishin katër burra me motoçikleta që i kërcënuan me armë, i detyruan të hipnin në të njëjtin mjet dhe u larguan me shpejtësi drejt një zone rurale.
Autoritetet u informuan në kohë dhe iu qepën pas rrëmbyesve, duke liruar fillimisht nënën e futbollistit, e cila u fotografua gjatë natës duke shijuar një ribashkim plot lot me të afërmit.
Motos que le hacían seguimiento a los padres de Luis Diaz ???????? pic.twitter.com/gpTt6rz1z2
— EVERSTRONG (@everstrongever) October 29, 2023
Ndërkohë sot në mesditë është shpëtuar edhe babai i Luis Diaz, teksa raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe rrëmbyesve, çka ka lënë të vdekur dy prej këtyre të fundit.
Raportet në mediat lokale në rajonin La Guajira, pjesë e të cilit është edhe Barrancas, thonë se babai i sulmuesit tani është liruar dhe se shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur pranë një zone të quajtur Los Barrancones, me rrëmbyesit që i ishin drejtuar kufirit të Kolumbisë me Venezuelën, me qëllim kontrabandimin e tij në shtetin fqinj.
Por, ende nuk ka donjë konfirmim zyrtar për shpëtimin e tij. Madje edhe miku i familjes që u prononcua për mediat tha se nuk ka patur rastin të komunikojë me babain e Diaz.
"Ne jemi duke pritur që gjithçka të qetësohet pak para se të flasim me të”, tha miku i Diaz. (A2 Televizion)