Qatip Osmani është trajneri i ri i Vllaznisë. Pas shkarkimit të Migen Memellit, shkodranët nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Qatip Osmani është një emër i njohur në futbollin maqedonas.
Trajneri nga Tetova, njihet për sukseset e tij me skuadrën e Shkëndijës, me të cilën ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super Kupë, ndërsa në arenën ndërkombëtare ka luajtur në play-off,e Evropa Liga.
Vllaznia nuk po kalon një formë aspak të mirë dhe humbja e fundit përballë Kukësit në kampionat, i kushtoi shtrenjtë trajnerit Memelli që u shkarkua nga kuqeblutë.
Në 5 ndeshjet e fundit nën drejtimin e Memellit, Vllaznia regjistroi 3 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore. Aktualisht shkodranet janë në kuotën e 12 pikëve dhe pozicionohen në vendin e shtatë në tabelë pas 10 javësh.
Ndeshja e radhës për shkodranet është përballë Erzenit këtë të mërkurë në orën 17:00. (A2 Televizion)