Përballë Gjeorgjisë, Kombëtarja nuk kërkon vetëm kthesën në këtë edicion të Ligës së Kombeve, por edhe në përballjet direkte me rivalët nga Kaukazi, shkruan A2 CNN.
Në 16 ndeshje të luajtura ndërmjet Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, peshorja anon nga rivalët që kanë fituar në 9 raste. Katër ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa Shqipëria ka vetëm 3 fitore.
Suksesi i fundit i kuqezinjve përballë gjeorgjianëve është regjistruar në vitin 2005, në kualifikueset e Kupës së Botës. Praktikisht, Kombëtarja kërkon suksesin e parë pas dy dekadave. (A2 Televizion)