Interi me pronarë të rinj, kalon në duart e “OAKTREE”, zhduket Zhang

Nga Dea Kozma
22 Maj 2024, 16:01 | Futboll

Interi me pronarë të rinj, kalon në duart e

Mesnata ndërmjet të martës dhe të mërkurës ishte afati final. Steven Zhang nuk shleu detyrimet financiare me vlerë 395 milionë euro ndaj Ouk-Tri dhe kjo bëri që Interi të ndryshojë pronësi. Sipas kontratës mes palëve fondi amerikan i investimeve mori në zotërim klubin zikaltër.

Borxhi i pashlyer ishte marrë në maj të vitit 2021 dhe pikërisht tre vjet më parë, pronarët kinezë të Interit kishin vendosur si garanci aksionet e klubit.

Nga 22 maji 2024, fondet e menaxhuara nga Ouk-Tri janë edhe pronarë të Interit”, shkruhej në njoftimin e fondit amerikan. Aty theksohej se: “Kjo ka ndodhur pas shlyerjes së parealizuar të borxhit 3-vjeçar që kishte marrë Interi”.

Kompania Ouk-Tri saktësoi se detyrimi financiar arrinte kuotën e 395 milionë eurove. Drejtori i menaxhimit, deklaroi se “grupi, që tashmë është pronari i ri i Interit, e kupton mjaft mirë përgjegjësinë e madhe rreth historisë, traditës dhe tifozëve të Interit dhe do të punojë që ta mbajë ekipin në nivele të larta”.

Ndërkohë nga Kina ka një qetësi shurdhuese. Heshtje totale, me Zhang që u largua pa thënë asnjë fjalë. Pa dhënë asnjë sinjal se po provonte të shlyente borxhet dhe se do të mbante Interin.

Largimi i tillë i ish-presidentit të Interit u shoqërua me ironi në rrjet, ku më therëse ishte ajo në formën e njoftimit për personat në kërkim.

I zhdukur. 31 vjeç, flokë të errët dhe sy të vegjël. Ka 395 milionë euro borxhe”. Ouk-Tri mori pronësinë e klubit dhe tashmë tek Interi presin të mësojnë çfarë do t'i rezervojë e ardhmja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos