Vëmendja në Dublin, Atalanta përballë Leverkusen në finalen e Europa League

Nga Erald Kodhelaj
22 Maj 2024, 14:29 | Futboll

Vëmendja në Dublin, Atalanta përballë Leverkusen në

Sot në mbrëmje e gjithë vëmendja është në Dublin, aty ku do të luhet finalja e Europa League. Atalanta përballë Leverkusen në një ndeshje që do të vendosi gjithçka.

Skuadra gjermane vjen me petkun e favoritit, pasi deri tani ka zhvilluar një sezon ku nuk është mposhtur asnjëherë. Bayer Leverkusen ka zhvilluar 51 ndeshje këtë edicion pa humbje dhe kërkojnë trofeun e dytë pasi u kurorëzuan si kampionët e rinj të Gjermanisë si dhe besojnë fort dhe te ëndrra për ‘tripletën’ pasi ekipi i Alonsos është dhe në finale të Kupës së Gjermanisë.

Nga ana tjetër, Bergamaskët do të luftojnë për trofeun e parë evropian në histori të klubit dhe janë të vendosur vetëm për fitore. Spektakli në këtë ndeshje është i garantuar pasi janë dy skuadra që do të bëjnë çmos për ta bërë për vete trofeun. Takimi nis në orën 21:00 në kryeqytetin irlandez, Dublin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos