Trajneri kuqezi, pritet largimi i Pioli, Fonseca ose De Zerbi për Milanin

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 16:32 | Futboll

Trajneri kuqezi, pritet largimi i Pioli, Fonseca ose De Zerbi për Milanin

Mund të jetë thjesht formalitet, por fundi është i qartë për të gjithë. Në orët në vijim do të zyrtarizohet largimi i Stefano Piolit nga Milani. Aventura e trajnerit në stolin kuqezi ka ardhur drejt fundit. Mbi të gjitha pas sezonit zhgënjyes që po mbyllet.

Prej kohësh palët kanë nisur të mendojnë të ardhmen. Trajneri është mes dilemës për të nisur negociatat me Napolin që e kërkon për të nisur projektin e ri, apo të presë alternativa të tjera.

Ndërkohë, nëse nuk do të ketë surpriza, te Milani kandidatët potencialë janë dy: Paulo Fonseka ose Roberto De Xerbi, i cili ndërtoi magjinë Brajton në Premier Ligë. Për momentin, alternativat për stolin e Djallit janë vetëm ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos