Zhang nuk paguan borxhet, Oaktree gati të marrë Inter

Nga Erald Kodhelaj
21 Maj 2024, 15:34 | Futboll

Zhang nuk paguan borxhet, Oaktree gati të marrë Inter

Telenovela për pronësinë e Interit duket drejt fundit. Edhe pse në fushë skuadra zikaltër duket e pandalshme, problemi kryesor mbeten financat e presidentit Zhang dhe të Suning.

Ata kanë kohë deri në mesnatën e kësaj të marte të paguajnë borxhin me fondin amerikan Ok-tri. Bëhet fjalë për detyrimet financiare të përfituara në vitin 2021.

Nëse pagesa nuk realizohet, sipas kontratës do të nisë procedura e marrjes së Interit nga Ok-tri, që do bëhej pronarja e re e klubit. Në situatën ku ndodhemi duket e pashmangshme që aventura e Zhang te zikaltërit të mbyllet.

Vetëm zhvillime të papritura mund ta mbajnë në krye të kampionëve të Italisë. Gjithsesi, ndjesia është që pagesa nuk do të realizohet dhe Zhang ka marrë "de fakto" statusin e ish-presidentit, pasi ka nisur të distancohet në heshtje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos