Portugalia publikon listën e EURO 2024, “luzitanët” do të udhëhiqen nga Cristiano Ronaldo

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 19:10 | Futboll

Portugalia publikon listën e EURO 2024, “luzitanët” do

Së bashku me Anglinë, Francën dhe Gjermaninë, Portugalia është një nga përzgjedhjet e preferuara për të fituar “Euro 2024”, tetë vjet pas titullit të saj të fundit kampion evropian. Roberto Martínez zbuloi të martën listën e tij me 26 lojtarë të përzgjedhur për të konkurruar në garën e Gjermanisë këtë verë (14 qershor-14 korrik).

Ish-trajneri i Belgjikës ka vendosur të thërrasë pesë herë “Topin e Artë”, Cristiano Ronaldo (Al-Nassr). Në moshën 41-vjeçare në listën portugeze është edhe Pepe (FC Porto). Ashtu si Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United), Rafael Leao (AC Milan) dhe Rúben Dias (Manchester City).

Nga ana tjetër, aty nuk do të jenë Matheus Nunes (Manchester City) dhe dy lojtarët e Sportingut, Pedro Gonçalves dhe Francisco Trincão. E njëjta gjë për Raphaël Guerreiro (Bayern Munich), tërheqje pas dëmtimit të kyçit të këmbës. Në grupin F, Portugalia do të përballet me Gjeorgjinë, Çekinë dhe Turqinë.

Ja dhe lista e futbollistëve të Portugalisë për ‘Euro 2024’:

Portierë: Diogo Costa (FC Porto), José Sà (Wolverhampton) dhe Rui Patricio (AS Roma)

Mbrojtësit: Danilo Pereira (Paris-Saint-Germain), Ruben Dias (Manchester City), Antonio Silva (Benfica), Gonçalo Inàcio (Sporting CP), Pepe (FC Porto), Nuno Mendes (Paris-Saint-Germain), Diogo Dalot (Manchester United), Joao Cancelo (FC Barcelona) dhe Nelson Semedo (Wolverhampton)

Mesfushorët: Joao Palhinha (Fulham), Joao Neves (Benfica ), Ruben Neves (Al-Hilal), Vitinha (Paris-Saint-Germain), Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United) dhe Otàvio (Al-Nassr)

Sulmuesit: Rafael Leao (AC Milan), Joao Félix (FC Barcelona), Pedro Neto (Wolverhampton), Diogo Jota (Liverpool), Francisco Conceiçao (FC Porto), Gonçalo Ramos (Paris-Saint-Germain) dhe Cristiano Ronaldo (Al-Nassr).

Portugalia publikon listën e EURO 2024, “luzitanët” do

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi