Italia ka garantuar 5 vende në edicionin e ri të Champions, por në fakt Serie A mund të përfaqësohet nga gjashtë skuadra.
Që kjo të ndodhë, Atalanta duhet të bëjë mrekullinë përballë Leverkusen. Llogaritë janë të thjeshta, bluzinjtë duhet të triumfojnë në finalen e Europa League dhe ta mbyllin kampionatin jashtë katër vendeve të para.
Kjo do të bënte që Atalanta të kualifikohej në Champions si fituese e eventit tjetër të UEFA-s dhe që Roma e vendit të gjashtë, të kualifikohet nga renditja në Serie A. Verdhekuqtë bëjnë tifo sot për bergamaskët, ndërsa të gjithë në Itali do të mbështesin Torinon dhe Fiorentinën, dy rivalët e fundit të skuadrës së Gasperinit në këtë edicion. (A2 Televizion)