Ish-futbollisti i Kombëtares i jep lamtumirën futbollit… për momentin

Nga A2 CNN
25 Prill 2024, 10:17 | Futboll

Ish-futbollisti i Kombëtares i jep lamtumirën futbollit…

Eros Grezda ka marrë vendimin që të lërë futbollin… për momentin. 29-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e Rudesit në Kroaci, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka nevojë të marrë pushim.

“Falemnderit Rudesit për mundësinë dhe mirëkuptimin. Kam marrë një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, shkruan ish-lojtari i Partizanit në Instagram.

29-vjeçari ka vuajtur shumë për shkak të problemeve fizike në vitet e fundit, duke mos arritur dot formën e tij më të mirë.

Eros Grezda numëron edhe 13 ndeshje me fanellën e Kombëtares, teksa ka realizuar edhe një gol me kuqezinjtë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi